Fjalë Kyçe

Tekniku i SC Gjilani flet pas humbjes ndaj Dritës

Tekniku i SC Gjilani flet pas humbjes ndaj Dritës

Sadat Pajaziti, kryetrajner i SC Gjilani, ka mbetur i pakënaqur nga reagimi i futbollistëve të tij në duelin ndaj rivalit lokal Drita, të cilën të tijtë e humbën me rezultat 3-1.

Tekniku i kuq e bardhëve thekson problemet me të cilat u ballafaqua ekipi i tij në këtë ndeshje, ndërkohë që bën thirrje për të ngritur kokën lartë edhe për të vazhduar tutje.

“Kemi luajtur shumë mirë. Kemi pësuar tre gola nga tre gabime, të cilat nuk është dashur të ndodhin, pasi që ishin gabime amatoreske. Sidoqoftë ishte ndeshja e parë e sezonit dhe nuk e kishim ritmin e duhur. Gabimet ishin të pafalshme, por ne duhet të ngritim kokën dhe të vazhdojmë për ti përmisuar gabimet për ndeshjet tjera”, deklaroi pas ndeshjes Pajaziti.

Më tej Pajaziti foli edhe për përforcimet e ardhura në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë që foli edhe për objektivin e klubit për në stinorin pranveror.

“Mund të them se jam i kënaqur me ardhjet e reja, pasi që janë futbollistë që kanë cilësi dhe kanë kualitet. Disa nuk kanë patur minutat e duhur në gjashtë muajt e fundit, por do të inkorporohen shpejtë në ekip. Ne do të marrim ndeshjet një nga një. Do të mundohemi të përmisojmë gabimet e kësaj ndeshje dhe të vazhdojmë tutje. Objektivi? Të marrim maksimumin e pikëve nga ndeshjet e pranverës dhe të renditemi sa më lart në klasifikim”, mbylli Pajaziti.