Fjalë Kyçe

Telefonata e Sarrit dhe ndërhyrja e Atleticos, Hysaj larg Napolit

Telefonata e Sarrit dhe ndërhyrja e Atleticos, Hysaj larg Napolit

Elseid Hysaj po kalon një situatë të vështirë te Napoli këtë sezon.

Mbrojtësi shqiptar ka kaluar në plan të dytë në hierarkinë e re të vendosur nga trajneri Carlo Ancelotti, për këtë arsye e ardhmja e tij projektohet larg “San Paolos”.

Nuk është lajm i ri fakti që për 24-vjeçarin interesohet Chelsea, madje thuhet se Maurizo Sarri e kërkon me çdo kusht në Londër.

Zapacosta nuk bën më pjesë në planet e trajnerit toskan, që ka pikëtuar pikërisht Hysajn si njeriun e duhur për të zëvendësuar spanjollin.

Pak javë më parë, Sarri ka telefonuar menaxherin e Hysajt Mario Giuffredi, për të kuptuar më qartë se në ç’pikë janë bisedimet për rinovimin e kontratës. Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, ka reaguar i vendosur, duke i dhënë një sinjal të qartë klubit londinez, mund ta bëjë të tijin shqiptarin nëse paguan 55 milionë euro.

Menaxheri i mbrojtësit kuqezi kërkon 3 milionë euro në sezon për rinovimin, ndërsa De Laurentiis nuk ofron më shumë se 2 milionë. Palët janë shumë larg në qëndrime, aq sa kanë nxitur interesimin e skuadrave të tjera të mëdha, siç është Atletico e Madridit.

Diego Simeone i pëlqen shumë karakteristikat e Hysajt dhe mund të ofrojë 40 milionë ero për kartonin e tij. Vetë Hysaj dëshiron të nisë një aventurë në Premier League, ndaj dhe Chelsea vazhdon të mbetet destinacioni më i mundshëm i futbollistit në janar, raportojnë mediat shqiptare.