Smartfoni i markës Nokia i ri po iu shkakton njerëzve një fobi të rrallë.
Dizajni modern i ‘PureView’, i cili u lansua së fundmi në Kongresin Botëror të Celularëve të Barcelonës 2019, krenohet me një “penta-kamera” me pesë lente, transmeton lajmi.net.
Fotot e realizuara të pajisjes thuhet se kanë rezolucion deri në 240 megapikselë falë sistemit të kombinuar, të aktivizuar nga pesë senzorë.
Por paraqitja e funksionit është vërtetuar si problematike për personat që kanë tripofobi: një aversion pak i njohur për grupe të vrimave të vogla.
Thënë thjeshtë, tripofobia është frika nga vrima e vogla.
Sipas një raporti në Metro, një numër njerëzish kanë shprehur shqetësimet e tyre në Twitter.