Me pikëllim mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të sportistes Florijana Ismaili.
Ajo ishte një ambasadore e shqiptarëve jo vetëm në Zvicër, ku zhvilloi karrierën, por kudo në botë.
Mendjet dhe zemrat tona janë sot me familjen Ismaili.
Shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, ata që e njohën dhe për të gjithë dashamirët e sportit.