Fjalë Kyçe

Telegram ngushëllimi për familjen e futbollistes, Florijana Ismaili

Telegram ngushëllimi për familjen e futbollistes, Florijana Ismaili

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për gjetjen e trupit të pa jetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili.

Florijana ishte shembull i futbollistes, e cila me arritjet e saja prezantoi denjësisht futbollin dhe sportin shqiptar në shtetin zviceran, ku për disa vjet kontribuoi duke bartur me sukses edhe fanellën e Zvicrës.

Ajo ishte idhull për shumë sportiste jo vetëm në Zvicër, pasi me punë dhe përkushtim kishte ndërtuar karrierë të suksesshme, e cila fatkeqësisht ju ndalë në gjysmë.

24-vjeçarja ishte zhdukur prej disa ditësh në njërin nga liqenet e Comos në Itali, kurse autoritetet italiane gjetën sot trupin e saj.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së saj, komunitetit të futbollit, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

Me respekt

Besim Hasani
President i Komitetit Olimpik të Kosovës