Fjalë Kyçe

Televizionet ruse, asnjë raportim të luftës në terren, pamjet janë të regjistruara kohë më parë

Televizionet ruse, asnjë raportim të luftës në terren, pamjet janë të regjistruara kohë më parë

Nga Jill Dougherty, CNN

Në të njëjtën kohë që CNN dhe mediat e tjera të Perëndimit transmetojnë gjithçka nga sulmet në Kiev, televizionet ruse nuk shfaqin asgjë nga luftimet atje.

Në fakt, ato transmetojnë raportimet të regjistruara më herët, disa prej tyre janë vërtet dramatike, me gazetarë të veshur me jelekë anti-plumbë, që qëndrojnë përpara tankeve.

Filmimet janë realizuar në rajonin në lindje të Ukrainës, në Donbas, atje ku dy republikat e shkëputura Luhansk e Donjetsk, u njohën si të pavarura zyrtarisht në fillim të kësaj jave nga Rusia. E gjitha kjo, është pjesë e mesazheve që qeveria ruse kërkon të përcjellë përmes televizionit të saj shtetëror, që tregojnë tanke e njerëz të armatosur në këto vendndodhje, duke treguar kësisoj se këta njerëz janë viktima të gjenocidit, se po sulmohen nga qeveria ukrainase.

Qeveria e Ukrainës, sigurisht që e ka mohuar këtë. Por është një përpjekje për të justifikuar hapat që rusët po ndërmarrin për të rrëzuar qeverinë e Kievit, që e argumentojnë si ilegjitime. Po ashtu, një tjetër video po aq dramatike është ajo e presidentit Vladimir Putin.

Ai po i adresohej drejtpërdrejtë ushtrisë ukrainase, duke i nxitur që të kthehen kundër liderit të tyre, duke thënë se ata duhet të marrin pushtetin në duart e tyre, teksa e quante qeverinë e Kievit terroriste, narkomane e neo-naziste.

Edhe kjo, një tjetër përpjekje për të treguar popullit rus dhe mbarë botës në fakt, se sulmet e ndërmarra kundër Kievit janë të justifikuara.