Kosova sot përfshihet nga i nxehti afrikan, ku temperaturat do të arrijnë vlerën e 38 gradë Celsius, transmeton Gazeta Metro.
Kur temperaturat rriten shumë, njerëzit mundohen që në forma të ndryshme të freskohen nga vapa e madhe.
Disa përdorin kondicioner e disa përdorin edhe gjëra më të thjeshta por që kanë funksion për të freskuar njerëzit.
Mirëpo nëse dëshironi të mposhtni vapën gjatë natës në këtë ditë të nxehtë vere, Metro ju sjell më poshtë gjashtë mënyra.
Kur themi ‘ndërroni’ çarçafët tuaj, nënkuptojmë ‘t’i zëvendësojmë’ ato, të paktën për verën. Sigurohuni që ato të jenë të lehta dhe me ngjyra të lehta, pasi kjo do të ndihmojë në reflektimin e dritës dhe nxehtësisë në vend që ta përthithin atë. Nëse çarçafët tuaj janë dizajnuar për t’ju mbajtur të ngrohtë gjatë dimrit, ato thjesht nuk janë menduar për përdorim veror.
Bëni veshjen e duhur për natën
Nëse ju pëlqen të vishni një fustan nate ose pizhame, sigurohuni që ato të jenë të lehta dhe të lirshme për t’ju ndihmuar të qëndroni të freskët.
Freskoni krevatin tuaj
Në Egjiptin e lashtë, njerëzit qetësoheshin duke përdorur një çarçaf të lagur për tu mbuluar para se të flinin. Ose spërkatni shtratin tuaj me një shishe uji. Atëherë, vetëm shtrihuni dhe freskohuni, transmeton Gazeta Metro.
Vendosni perde bllokuese tek dritaret
Varni në dritare materiale që bllokojnë rrezet e diellit. Kjo ju ndihmon që dhoma të jetë e freskët dhe të ketë më pak vapë brenda.
Kujdes se çfarë po hani
Mos hani ushqim para se të flini dhe kujdes me ushqimet që treten me vështirësi. Shalqiri dhe akullorja preferohen që të ngrënën para se të shkoni në shtrat.
Bëni një kondicioner personal
Përdorni një kondicioner elektrik që mund të vendosni afër tij akull ose ujë që të ju freskojë më shumë dhe më lehtë. Madje nuk do të jetë i dëmshëm edhe për shëndetin.