Kosova dhe Çekia do të kenë një kundërshtar të përbashkët në fushën e blertë.
Ndeshja që gëzon vëmendjen më të madhe nga Grupi A, në kualifikueset e Euro 2020, Kosovë – Çeki, është pak minuta para fillimit.
Kosova do të zbres në ‘Doosan Arena’ në ora 20:45, ku përballë do të ketë nikoqirët e Çekisë, përcjell lajmi.net.
Para këtij takimi, bëhet e ditur se në Plzen po mbizotërojnë temperatura të ulëta, gjë që mund të sjell telashe për dy skuadrat.
Bora e parë në Çeki ka rënë të mërkurën, kurse sonte temperaturat pritët të shkojnë pak mbi 0 gradë.
Përkundër temperaturave të ulëta, nuk pritet të ketë reshje bore.