Fjalë Kyçe

Ten Hag flet për Rashford: Pozita e tij më e mirë është kur luan si ‘9’

Ten Hag flet për Rashford: Pozita e tij më e mirë është kur luan si ‘9’

Marcus Rashford është një nga lojtarët që Erik ten Hag i ka dhënë më së shumti hapësira.

Ylli i Manchester United luan në të gjitha pozitat në fazën e sulmit dhe shumë tifozë kanë filluar të pyesin se ku mund të kontribuojë më shumë.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe Ten Hag, i cili e ka pranuar se pozita më e mirë e Rashford është ‘9’.

“Ai mund të luajë aty, sikur që mund të luajë në të tri pozitat në sulm, dhe mund të shënojë nga secila”, ka thënë Ten Hag, transmeton lajmi.net.

“Pozita më e mirë për Rashford është numri ‘9’, ose nga ana e majtë”, shtoi holandezi.

Rashford nuk ishte në pozitën ‘9’ në ndeshjen e fundit, pasi Ten Hag bëri një lëvizje për t’i dhënë hapësira edhe Alejandro Garnacho.