Fjalë Kyçe

Ten Hag me kërkesë të qartë ndaj bordit të klubit, asnjë kontratë nuk rinovohet

Ten Hag me kërkesë të qartë ndaj bordit të klubit, asnjë kontratë nuk rinovohet

Erik ten Hag i ka bërë një kërkesë direkte bordit të Man United.

Manchester United po e vazhdon rrugën drejt përmirësimit të situatës, me Ten Hag tashmë në krye të stolit.

‘Djajtë e Kuq’ kanë nisur ndryshimet, por ka akoma punë. Kjo u dëshmua edhe nga derbi lokal ndaj Man City.

Për të përmirësuar situatën, Erik ten Hag duhet të bashkëpunoj me bordin dhe ndaj tyre ka një kërkesë specifike.

Sipas ‘Telegraph’, Ten Hag i ka thënë bordit të skuadrës të mos rinovojnë asnjë kontratë, përcjell lajmi.net.

Të gjithë lojtarët që do të marrin ofertën për rinovim do të filtrohen nga trajneri holandez.

Gazetari James Ducker thotë se lojtarët e United duhet ta fitojnë me punë rinovimin e kontratës, dhe këtë punë e vlerëson Ten Hag.