Situata politike dhe ajo e sigurisë në Mal të Zi vazhdon të jetë e brishtë si pasojë e protestave të vazhdueshme të qytetarëve nga pakica serbe në këtë shtet.
Sot ka pasur një shpërthim në vilën “Gorica” në Podgoricë. Vila që shfrytëzohet nga presidenti i
Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe qeveria e Malit të Zi për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve, njofton “Veçernje Vesti”.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende po hetohet shkaku i shpërthimit.
Nuk raportohet për të lënduar.