Tenisti më i mirë në botë aktualisht, Jannik Sinner, e ka pranuar suspendimin prej tre muajsh, pasi ka arritur marrëveshje me Agjencinë Botërore Kundër Dopingut (WADA), për shkak se dy herë doli pozitiv në vitin e kaluar.
Italiani 23-vjeçar, i cili muajin e kaluar e fitoi turneun Grand Slam “Australian Open”, u suspendua nga 9 shkurti deri më 4 maj.
Ai do të ketë të drejtë të luajë në Grand Slamin e ardhshëm të vitit, në “French Open”, që nis më 19 maj.
Tre herë fituesi i turneve Grand Slam nuk është tenisti i vetëm që është dënuar së fundmi për përdorim të substancave të palejuara.
Përveç numrit një në renditjen botërore të tenisit, një muaj suspendim i është dhënë edhe tenistes Iga Swiatek, që kur u dënua, ishte e para në renditjen botërore.
Sinneri sipas WADA-s, mund t’u kthehet stërvitjeve zyrtarisht më 13 prill.