Fjalë Kyçe

Tensione pas ndeshjes Flamurtari – Feronikeli

Tensione pas ndeshjes Flamurtari – Feronikeli

Dueli Flamurtari – Feronikeli prodhoi shumë tensione në fushën e lojës dhe pas saj.

Me të përfunduar ndeshja, ndihmës trajneri i Flamurtarit, Synaj Keqi u rikthye nga tribunat perendimore ku po qëndronin lojtarët e Prishtinës dhe festoi së bashku me ta, derisa kjo indinjoi “industrialistët” të cilët reagun ashpër, raporton Gazetasheshi.com.

I pari që reagoi ishte mbrojtësi Arbër Prekazi, i cili u përfshi në një konflikt verbal me Keqin dhe më pas ndërhyu edhe Kastriot Rexha dhe u shkaktua tollovi e panevojshme.
I zhurmshëm ishte edhe trajneri, Arsim Thaqi.

Situata u qetësua pas disa minutash, teksa lojtarët e Prishtinës po ndiqnin gjithë shfaqjen nga tribunat.