Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mbledhje të kryetarëve të grupeve parlamentare të partive pas tensioneve të krijuara në Kuvend.
Ai ka ftuar nënkryetarët e Kuvendit dhe shefat e Grupeve Parlamentare që të mbajnë mbledhje.
“Ftoj nënkryetarët e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare ta mbajmë një mbledhje të diskutojmë si do të vazhdojmë dhe pastaj kthehemi në orën 14:00”, ka thënë ai.
Tension në Kuvend, PDK-ja s’e lejon votimin për gjyqtarët
Tension ka pasur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Pas LDK-së, kutinë e votimit e ka marrë edhe PDK-ja duke mos lejuar votimin.