Fjalë Kyçe

Tensionohet ndeshja Vushtrria-Gjilani: Gjyqtari goditet me shkrepsë

Tensionohet ndeshja Vushtrria-Gjilani: Gjyqtari goditet me shkrepsë

Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Gjilanit, që u zhvillua sot nuk ka mundur të kaloi pa probleme, pasi që gjyqtari i katër është goditur nga tifozët.

Gjatë pjesës së dytë ndodhi në incident, i cili i dha shije të keqe këtij takimi kur referi i katërt i takimit, Burim Jahmurataj është qëlluar me shkrepëse nga tifozët vushtrrias.

Me këtë rast, gjyqtari kryesor ka vendosur që ndeshja të mos vazhdonte derisa të zbrazej ajo pjesë ku u sulmua gjyqtari Jahmurataj.

Gjilani e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 14’të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Më poshtë keni edhe pamjet e këtij incidenti.