Fjalë Kyçe

Tentim sulmi ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit

Tentim sulmi ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit

Për shkak të tensionimeve në Kuvend, me ç’rast patën konflikt verbal një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është ndërprerë seanca e sotme e Kuvnedit të Kosovës.

Raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë Covdi-19, i paraparë të mbahej sot, është shtyrë për të hënën në ora 16:00.

Kjo pasi që të gjitha grupet parlamentare u pajtuan me rekomandimin e kryetares së Kuvendit, për shkak të rrezikut nga infektimi.

Ndërsa debati për projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 po vazhdon.

Ndryshe, me 77 vota pro është miratuar formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Propozimi ishte bërë nga Partia Demokratike e Kosovës. Komisioni do të ketë 11 anëtarë e pas gjashtë muajsh duhet t’i dërgojë raport Kuvendit.