Fjalë Kyçe

Tentohet të fshihen emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri, ngjyrosen më shumë se gjysma e tabelave të vendosura dje

Tentohet të fshihen emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri, ngjyrosen më shumë se gjysma e tabelave të vendosura dje

Më shumë se gjysma e tabelave të vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.

Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.

Nga Policia e Kosovës për rajonin e veriut kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se janë ngjyrosur më shumë se gjysma e tyre që u vendosën dje.

Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela, në të cilat, emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.

Nga pamjet që i ka publikuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat shënjuese të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe e janë zëvendësuar me të tjera që janë edhe në gjuhën shqipe.