Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.”, thuhet në njoftim.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.”