Policia e Kosovës ka arrestuar një boshnjak në Vtomiricë të Pejës.
Gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, ai i kishte ofruar para policit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje, njofton Policia.