Në studion e Për’puthen u transmetua një pjesë e takimit të Rrushes dhe Dritanit.
Në një moment ai ka tentuar ta puthë, ndërsa Rrushja është tërhequr e mërzitur.
“Këto puthjet që mundohesh t’i marrësh kështu nuk i dua”, u shpreh Rrushja.
Përgjigja nuk mungoi nga Dritani i cili e konsideroi si diçka normale duke thënë se “puthja rrëmbehet, nuk kërkohet, as nuk jepet”.
Ky guxim i Dritanit nuk i pëlqeu Rrushes e cila u largua nga tavolina e takimit, pavarësisht se ai u mundua ta rregullonte situatën.