Fjalë Kyçe

Tentoi të falej në xhami, arrestohet personi nga Skenderaji

Tentoi të falej në xhami, arrestohet personi nga Skenderaji

Policia ka ka arrestuar një person në Skenderaj, për shkak se është hasur me disa persona të tjerë duke u përgatitur të kryejnë rite fetare për festën e Bajramit.

Pas kërkesës për largim dhe kërkesës për të zbatuar urdhëresën e BIK-ut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policor.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.