Fjalë Kyçe

Tentoi të vidhte në një market, arrestohet i mituri në Prishtinë

Tentoi të vidhte në një market, arrestohet i mituri në Prishtinë

Një i mitur është arrestuar nga policia pasi që është kapur duke vjedhur në një market.

Ngjarja ka ndodhur dje në Rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë.

I mituri është kapur nga punëtorët e marketit duke vjedhur.

I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.