Teoritë e konspiracionit dhe spekulimet e ndryshme janë prezente në çdo Shtet dhe shoqëri, qofshin shtete dhe shoqëri demokratike apo shtete apo shoqëri totalitare, por sidomos janë të theksuara në shtetet me demokraci të pakonsoliduar dhe gjysmë të zhvilluara apo të pazhvilluara, që shumëherë janë shtete ku mbretëron kaosi dhe këto teori konspiracioni e spekulime prodhojnë situata komike ashtu siç i përshkruan gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare në Romanin Kronikë në Gurë.
Në këtë roman me rastin e pushtimit të Shqipërrisë nga Italia Fashiste siç shkruan Kadare natyrisht kishte kaos të vërtet dhe qarkullim të teorive të konspiracionit nga agjentura të cilat janë prezente në vendet kaotike dhe një lagje e qytetit me gurë bie pre e këtyre agjenturave ku gratë e lagjës vijnë në përfundim se asgjë nuk po ju shkon mbarë dhe pas konsultës me një magjistare dhe sipas magjistares del se lagjja paska magji dhe se ato magji janë të vendosura në rrugën e lagjës të shtruar me gurë apo të ashtuquajtura rrugë me kalldërm dhe pas kësaj gratë urdhërojnë burrat qe të hiqet krejt kalldërmi për ti gjetur magjitë dhe asgjasuar ato. Burrat hoqën kalldërmin dhe nuk gjetën asgjë dhe natyrisht punët nuk vajtën mirë më tutje.
Në këtë kontest që me fillimin e grevës legjitime në arsim si pasojë e reagimit ndaj projektligjit famoz të pagave dhe nga dalja në skenë e këtij Projektligji nga Ministria e Administratës Publike dhe i aprovuar nga Qeveria me koeficientë përbuzës dhe denigrues për sistemin parauniversitar të arsimit, menjëher qarkulluan teori të konspiracionit se këto greva i paska organizuar PDK dhe lideri I saj Kadri Veseli i cili për të vertetuar këtë teori konspiracioni dhe spekulimet me rastin e nënshkrimit të marrveshjës së SBASHK-ut dhe Qeverisë menjëherë doli para medieve dhe së bashku me Kryeministrin e futën në sendviq Kryetarin e SBASHK-ut Z. Rrahman Jasharaj, natyrisht pa dëshirën e tijë sepse Kadriu donte të tregonte se ai i inicoi grevat dhe se ai ishte çelësi i zgjidhjës, kështu tentoi ta manipulonte opinionin publik për të materializuar këtë marrveshje me votë që kur ti duhën votat t’ju thotë se unë Kadri Veseli u’a rrita pagat për ti mashtruar e edhe njëherë. Sa i përket Kryeministrit Ramush Haradinaj ai u pajtua për rritjen e pagave sepse ishte i mbështetur për muri nga arsimi dhe opinioni publik në përgjithësi.
Në fund Kadriu dhe Ramushi u pajtuan për rritje të pagave pasi ishin mbështetur për muri dhe treguan se më parë e kanë manipuluar krytarin e SBASHK-ut kur kryetari i SBASHK-ut z. Jashari hiq ma pak se para një vit e gjysmë me koalicionin PAN gjatë fushatës zgjedhore nënshkroi memorandum për rritjen e pagave në arsim dhe që të dy e mashtruan në mënyrë qe të fitojnë votat e arsimtarëve por në fund edhe Kadriu edhe Ramushi treguan se nuk janë që i mbajnë fjalët dhe greva u’a shpërfaqi këtë, ndërsa Kryetari i SBASHK-ut Z.Jashari besoj qe mori mësime dhe të mos bëjë gabim si para një viti e gjysmë.
Por si filoj greva në arsim, si u inicua dhe nga kush u inicue e rekomandue? Menjëher pas daljes në publik të projektligjit për paga unë IMER HAMITI, (Emrin e inicuesit e ka bërë publik Kryetari I SBASHK-ut para 50 arsimtarëve të shkollës së mesme “Ismail Dumoshi” në Obiliq) mësimdhënës i SHMLP”Ismail Dumoshi “ në Obiliq dhe nënkryetar i degës së SBASHK-ut për komunën e Obiliqit , menjëher kam alarmuar Kryetarin Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarin Ymer Ymeri , si dhe degën e SBASHK-ut në Obiliq.
Më tutje është mbajtur takimi i degës së SBASHK-ut të komunës së Obiliqit me nënkryetarin e SBASHK-ut Z.Ymer Ymeri në SHMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq dhe në atë takim kam inicuar dhe rekomanduar grevën si instrument për të bërë presion ndaj Qeverisë për të rritur koeficientët e pagave .
Rekomandimet janë përkrahur nga dega e SBASHK-ut në Obiliq dhe janë dorëzuar në kryesinë e SBASHK-ut në Prishtinë ku ato janë dërguar në Këshillin Drejtues ku edhe rekomandimi për grevë është aprovuar pastaj Kryesia e SBASHK-ut ka zbatuar vendimet e këshillit drejtues të SBASHK-ut.
Kështu së pari është bërë greva paralajmuese njëorëshe e pastaj greva e përgjithshme trejavore dhe për njoftim të opinionit publik ju rikujtoj se nuk ishte e rastësishme konferenca e parë për medie në SHMU “ Ibrahim Rugova” në Obilq, por me këtë konferncë Kryetari Jasharaj tregoi kulturën e tijë dhe respektoj njerëzit inicues të grevës dhe vendin prej ku u inicua greva.
Në përfundim Qeveria u mbështet për muri, greva rezultoi me rritje të koficientit të pagave për të gjitha nivelet e arsimit para universitar si dhe administratën e Universiteteve Publike dhe më këtë arsimtarë treguan se kanë dinjitet dhe nuk menduan vetëm për një ditë e vetëm për vete por menduan për ardhmërinë e arsimit, për rininë, si dhe për ardhmërin e kombit Shqiptarë të Republikës së Kosovës dhe teoritë e konspiracionit do të mbetën vetëm në nivel të teorive dhe mashtrimet kanë fund e besoj se fundin u’a dha arsimi.
(Autori është nënkryetar i degës së SBASHK-ut në Obiliq).