Ta shohësh Ismet Munishin të tërbuar dhe të mllefosur me gjyqtarët mund të jetë e zakonshme, por zemërimi i tij i ka tejkaluar kufijtë duke kaluar në fyerje dhe ofendime të rënda në rrjetet sociale.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është lëshuar në një seri ofendimesh në llogarinë e vet në rrjetin social Facebook dhe ka shkuar edhe më larg duke shkëmbyer komente fyese me ndjekësit e vet, raporton Gazeta Express.
Burim i mllefit të tij të paparë është humbja e dytë e skuadrës së tij në tri ndeshjet e fundit ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejt për titull në Superligë.
Ballkani, i cili ishte lider i padiskutueshëm i Superligës deri kur u mposht nga Drita fundjavën e kaluar, u mposht nga Prishtina me një gol të vonshëm nga një penallti kontroverse në minutën e 90-të të dielën.