Fjalë Kyçe

Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Haxhiu i drejtohet Kuvendit me kërkesë urgjente

Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Haxhiu i drejtohet Kuvendit me kërkesë urgjente

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Kuvendi e Kosovës që të trajtohet me urgjencë tërheqja e parave nga Trusti, për shkak të krizës ekonomike.

Ai thotë se PDK-ja këtë kërkesë vetëm e ka përcjellë në Kuvend e Qeveri.

“Ka qenë kërkesë e qytetareve që të mundësohet tërheqja e mjeteve te Trustit. Ne si parti politike me datë 9 mars e kemi proceduar në Kuvend dhe pastaj me 21 mars është përcjellë për vendim në Qeveri.

Për fat të keq Qeveria e ka neglizhuar këtë kërkesë të qytetarëve, por i ka hapur rrugë Kuvendit të Kosovës për të vendosur për këtë Ligj”, u shpreh Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit.