Fjalë Kyçe

Tërheqja e parave nga Devollët, Telekomi: U rrezikua siguria kombëtare

Tërheqja e parave nga Devollët, Telekomi: U rrezikua siguria kombëtare

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se kompania Dardafon ka filluar që të zbrasë llogarinë e kësaj ndërmarrje publike, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Telekomi ka bërë me dije se Devollët kanë lënë pa paga rreth 3 mijë e 300 punëtorë dhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit.

“Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke pëfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveq tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojm urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në komunikatë.