Fjalë Kyçe

Tërhoqi qenin zvarrë me makinë dhe tërboi opinionin publik, ndërron jetë 50-vjeçari

Tërhoqi qenin zvarrë me makinë dhe tërboi opinionin publik, ndërron jetë 50-vjeçari

Ka ndërruar jetë 50-vjeçari Naim Perkoxha i cili ditë më parë “u masakrua” nga opinioni publik pasi tërhiqte qenin zvarrë me makinë.

Ai është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Ngjarja e ndodhur në Sukth të Durrësit, ku ai u filmua teksa tërheq zvarrë një qen tronditi opinionin publik pak ditë më parë.

Pas ngjarjes,ai u shoqërua dhe në polici për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.