Të paktën 15 persona u lënduan nga tërmeti që goditi sot qytetin turistik të Lijiang në jugperëndim të Kinës, njoftoi televizioni shtetëror kinez CGTN.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi agjencia lokale sizmologjike.
Tërmetet janë të shpeshta në Kinë, veçanërisht në provincën e Yunnan, e cila është një zonë sizmikisht aktive, sepse është në kryqëzimin e pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike.
Në shtator, tre persona vdiqën në një tërmet në provincën Sichuan, dhe të paktën 10 mijë njerëz u zhvendosën.
Fifteen people were injured after a M5.5 earthquake hit Lijiang City, southwest China's Yunnan Province on Sunday, according to the local seismological bureau. pic.twitter.com/YCsjUyK7ri
— CGTN (@CGTNOfficial) January 2, 2022