Një tërmet me magnitudë 5.9 shkallë Rihter të enjten e ka goditur rajonin Chiba i cili është afër kryeqytetit të Japonisë, Tokios, kjo sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa sipas Agjencisë Meteorologjikë të Japonisë së pari është regjistruar se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 shkallë Rihter dhe ishte i thellë deri në 80 kilometra.
Por më pas të dhënat për tërmetin janë ripërtërirë dhe është parë që ai ishte me magnitudë 5.9 dhe me thellësi 62 kilometra.
Transmetuesi publik japonez NHK raportoi se disa persona kanë marrë lëndime të lehta në Chiba.
Kryeministri i sapo zgjedhur i Japonisë, Fumio Kishida, tha se i ka udhëzuar zyrtarët e tij që të bëjnë çmos për të ndihmuar viktimat dhe për të parandaluar dëmet e mëtejshme.
Ai shtoi se në zyrën e tij ishte krijuar një grup punues për të “mbledhur informacione” pas tërmetit. Nga mediat atje ishte raportuar se tërmeti ishte vërejtur edhe në Tokjo, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
https://youtu.be/zIYR0V07J_Q