Fjalë Kyçe

Tërmet në Shqipëri, ndjehen lëkundje të lehta

Tërmet në Shqipëri, ndjehen lëkundje të lehta

Tërmet me magnitudë 3.0 është regjistruar në qarkun e Elbasanit, në Shqipëri. Tërmeti ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe sipas ESMC-së, lëkundjet kanë qenë të lehta.

Nuk raportohet për dëme. Gjatë ditës së sotme, një tërmet tjetër ishte shënuar në Shqipëri. Lëkundjet u regjistruan në Tiranë, me magnitudë 3.0 ballë.

Frika nga tërmetet është ende prezente te qytetarët pasi Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë në nëntor të vitit të kaluar. Nga tërmeti i vitit të kaluar kishin mbetur 51 persona nën rrënoja. Qytetet më të prekura atëherë patën qenë Durrësi, Tirana e qytetet përreth/TCh