Një tërmet me magnitudë 4.1 shkallë të rihterit, me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më parë në Xhenova të Italisë.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, tërmeti është regjistruar 2 kilometra në perëndim të Bargagli, përcjell klankosova.tv.
Siç shkruan Lapsi, shumë zyra dhe banesa janë braktisur dhe njerëzit u raportua se dolën në rrugë.
Mediat vendase shkruajnë se tërmeti është ndjerë shumë në katet e sipërme të ndërtesave.