Një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë ka goditur ishullin Izu Oshima në jug të Tokios, kryeqytetin e Japonisë.
Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë është regjistruar pasdite sipas kohës lokale në ishullin Izu Oshima.
Bëhet e ditur se tërmeti, që ndodhi në thellësi të vogël, u ndje në ishujt përreth dhe nuk është lëshuar alarm për cunami.