Tërmeti magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që ra këtë të martë në Kroaci, u ndie edhe në Slloveninë fqinje.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit atje, ndërsa deputetët lënë vendet dhe shihen teksa largohen.
Për arsye sigure, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.
https://twitter.com/BandelliMarko/status/1343890929363644416?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1343890929363644416%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftermeti-shkund-parlamentin-slloven-deputeti-nderpret-fjalimin-e-ikin-te-gjithe-nga-salla%2F