Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të plagosur është bilanci i deritanishëm nga tërmeti që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë.
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 5 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.
Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të
Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.
Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.
Bëhet me dije se tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.