Anëtarja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz është e padijshme për postin që e mban.
Sipas Tërmkollit, as Serbia e Evropa nuk po flasin kundër Kosovës më keq se Gërvalla.
“Donika, Ministrja e Jashtme e Kosovës, për aq sa është në këtë post, definitivisht është e padijshme për postin që mbanë, euforike dhe mbi të gjitha në dëm të interesave të Kosovës! As Serbia madje e as Evropa nuk po flasin kundër Kosovës më keq se Ministrja jonë! Keq, shumë keq!”, ka thënë Tërmkolli.
Kjo deklaratë e Tërmkollit vjen pasi Gërvalla gjatë fjalimit të saj të sotshëm në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta fajësojnë BE-në për gabimet që kanë bërë vet.
Ajo gjithashtu ka shtuar se Mini-Shengeni është vetëm një kurth dhe i cili sipas saj bie ndesh me BE-në.