Fjalë Kyçe

Termkolli thotë se LDK mund të jetë gjithçka, por ajo nuk është më rugoviane

Termkolli thotë se LDK mund të jetë gjithçka, por ajo nuk është më rugoviane

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, për nderë të 30 vjetorit të themelimit të kësaj partie ka reaguar me një shkrim.

Sipas saj, LDK nuk nuk përfaqëson idealin që e përfaqësonte dikur.

“Në 30 Vjetorin e saj, LDK-ja është gjithҁka tjetër, përveҁ LDK identitare Rugoviane. Udhëheqja e saj e “ngushtë” për më se 10 vite ia ka shpërfytyruar shpirtin dhe trupin e saj deri në “zhbërje”. E kanë shëndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë ҁ‘farë të munden e ҁfarë të duan me të”, ka thënë ajo.

“Të mjerë e frikacakë, shërbëtorë të së keqes, e degdisën LDK-në nga partia e lëvizja më e fuqishme politike, prijëse e proceseve më të mëdha e më të rëndësishme të Kosovës, në një parti të uzurpuar e të ngulfatur për interesa personale e klanore të tyre dhe të nënshtruar ndaj ҁdo interesi të të tjerëve”

Tutje ajo thotë se ka ardhur koha për ringritjen e LDK’së.

“Është koha për ringritjen e LDK-së Rugoviane, LDK-së së interesave të Kosovës, LDK-së që punon për Kosovën, integrimet shqiptare e evropiane thellësisht perëndimore, LDK-së së guximit politik kombëtar, LDK-së së kulturës politike demokratike, LDK-së përbashkuese rreth ideve e idealeve shtetërore kombëtare, vlerave të lirisë dhe vlerave më të larta njerëzore. Po të duam, po të bëhemi bashkë, po ta kemi përnjëmend, LDK-në tonë e bëjmë të tillë, për vendin tonë, për të ardhmen tonë!”