Fjalë Kyçe

“Territori amerikan në tokën serbe”

“Territori amerikan në tokën serbe”

Një grup gazetarësh nga Serbia, me organizim të Këshillit Atlantik të Beogradit, ka vizituar bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë dhe nga aty ka sjellë përjetimet dhe pikëpamjet e veta – natyrisht serbe.

Koha.net sjell, pa ndërhyrje, shkrimin e plotë të gazetës “Politika” nga kjo vizitë.

Kampi Bondsteel – Vizitës dy orë në bazën ushtarake të SHBA-së i parapriu verifikimi dy orë e gjysmë në recepcion.

Pikërisht në 14:15 minuta jemi para portës së bazës amerikane në Bondsteel. Autobusi me ngjyra shumë dalluese që disa minuta më herët u kthye majtas, nga rruga Ferizaj-Viti, hyri në territorin e forcave amerikane. Hipim në autobus, e pastaj në laurën e parë, urdhri: “Kthehuni prapa, derisa të arrijë oficeri për Shërbimin informativ”, urdhëron preras e me hidhërim sigurimi në hyrje, i angazhuar, siç dëgjojmë nga njësi amerikane private të sigurimi. Në brez revole, në xhepin e pantallonave të marinsit radio-lidhja, ndërsa tek ia vërejtëm sytë që shigjetonin, nuk i ka ra ndërmend për asnjë pyetje shtesë.

Kthehemi, e vrasim kohën para tabelës së madhe në të cilën shkruan “Camp Bondsteel”. Shi monoton, i ftohë, vjeshtor, mbi Sojevë, fshatin ku në vitin 1999 u ndërtua baza më e madhe ushtarake amerikane pas Vietnamit, në sipërfaqe prej 400 hektarë. Është ndërtuar në vendin ku gjendeshin drithnajat serbe, në pronën serbe, ku, siç dëgjohet mund të ushqeheshin qytete mesatare.

Kampi është ndërtuar në vendin që NATO në vitin 1999 s’e kishte bombarduar, nuk ishte i kontaminuar e sipas disa shënimeve, edhe një vit më parë dihej se aty do të ndërtohej qyteza, disa kilometra larg Ferizajt, si seli e forcave të NATO-s për pjesën lindore të KFOR-it. Baza e mori emrin sipas James Bondsteel, ushtar amerikan në Luftën e Vietnamit, e siç rrëfehet, në të është e instaluar e gjithë pajisja e qendrës për vëzhgim-informim ku në çdo moment mund të dëgjohet biseda në telefonat fiksë e mobilë si dhe të gjitha radiolidhjet e mundshme.

Na lënë të futemi tek pas dy orë e gjysmë. Prapë jemi në hyrje, aty është ngritur një mur i lartë betoni, e mbi të edhe një metër tela me gjemba në pesë radhë. Gazetarët e redaksive të Beogradit që kanë ardhur me ftesë të Këshillit Atlantik të Serbisë, dërgohen në hapësirën ku gjenden detektorë, skanerë dhe ku ju pyesin për gjatësi, peshë…ku bëhet punë si në një kontroll oftalmologjik …I leni gjurmët e katër gishtërinjve (të shtrënguar shumë njëri me tjetrin), ndërsa në mënyrë speciale lihen gjurmët gishti tregues. Njërin koleg madje e larguan.

 

Në hapësirë ndërrohen oficerët amerikanë. Oficeri Taylor nga Havajet si dhe me komandantin e bazës së Bondsteelit, koloneli Roy Macaraeg, gjithë kohën janë me ne.

 

Tamam në orën 16:45 arrin urdhri se mund të hyjmë. Rrugë të asfaltuara, që në këtë qytezë janë qindra sosh, ku janë vendosura baraka druri, kontejnerë fjetore me banja, arrijmë te komanda e “Bondsteelit”. Para nesh shtrihet lugina e prerë me rrugë, vërehen disa automjete zyrtare, asnjë gjurmë nga automjetet e luftës, armët dhe armatimet.

Edhe më tej jemi nën syrin pishë të ushtarëve amerikanë edhe pse në vizitë jemi me përfaqësues të lartë të KFOR-it nga filmi “City”.

Jemi në komandën e Grupit të Luftës Shumëkombësh të Lindjes, ku nëntorin e vitit të shkuar, ekipi luftarak i Macaraegut, brigada tokësore 29 nga Capoelia në Havaje, mori komandën e kampit.

Njësia nën udhëheqjen e kolonelit Roy Macaraeg është pjesë e Gradës kombëtare e Ushtrisë amerikane. Në biografinë zyrtare që na u dha, shkruan se ai është komandant i Grupit Luftarak Shumëkombësh në Lindje ndërsa para se ta merrte detyrën e komandantit të Bondsteelit, ka qenë menaxher kryesor financiar dhe se nën përkujdesjen e tij ishte buxheti prej 16 miliardë dollarësh. Funksionin e parë ushtarak e ka pasur në bazën ushtarake amerikane Spirhed në Kuvajt, ka punuar në Zyrën e Gardës Kombëtare e në Pentagon pas marrjes së gradës kolonel, ka qenë njëri nga pesë zëvendësit e Sekretarit të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së.

Iu prezantua gazetarëve dhe tha se misioni i ushtarëve amerikanë është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB-së. Nuk deshi të komentonte çështje politike, por tha se “ndërveprimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është minimal”.

Edhe pse gazetarit të “Politikës” me mahi, sado që me shumë seriozitet iu sugjerua që të mos bënte pyetje politike, nuk mundem të mos e pyesnim: “Kolonel Macaraeg, pse në veri të Kosovës dërgoni ekskluzivisht ushtarë amerikanë, kur e dini mirë se atje dhe nuk jeni dhe aq të mirëpritur?”.

Nuk u hutua, me qetësi ushtarake u përgjigj:

“Atje janë kryesisht amerikanët, por ka ushtarë edhe nga Austria, Sllovenia, Polonia…”.

Përgjigjet edhe në “pyetjet teknike”. Thotë se në Bondsteel janë 800 ushtarë. Nuk saktësoi sa tanke, helikopterë dhe nëse ka përcjellje dhe vëzhgime satelitore.

Sipas shënimeve jozyrtare në Bondsteel duhet të jenë rreth 20 helikopterë “Black Hack” dhe “Apach”, dhjetëra tanke “Abrams A-22”…

Pas 15 minutash, me përshëndetje tradicionale “aloha”, arrijmë në pistën ku pret helikopteri transportues “Black Hack”. Çmimi i një helikopteri të tillë është 18 milionë dollarë.

Roy Hide, komandant për evakuim mjekësor, sqaron në detaje për çfarë shërben helikopteri pasi në pistë ishin sanitarët, të cilët brenda gjashtë muajsh kanë pasur shtatë thirrje. Dy kanë qenë nga Maqedonia, pesë nga Prishtina.