Fjalë Kyçe

Testi për klasët e nënta do të mbahet në javën e tretë të qershorit

Testi për klasët e nënta do të mbahet në javën e tretë të qershorit

Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta do të mbahet më 23 qershor. Këtë e ka bërë të ditur të premten mbrëma Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas njoftimit, MASHTI ka përgatitur dhe ka dërguar te drejtoritë komunale të arsimit udhëzuesit dhe informacionet e detajuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe të përfshirët e tjerë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë për vitin 2020.

Prej 8 deri më 19 qershor është paraparë të mbahet mësim plotësues për përgatitje për Test. Më 30 qershor është shpallja e rezultateve, ndërsa prej 30 qershorit deri më 2 korrik bëhet shqyrtimi i ankesave për rezultate.

Testi këtë herë do të mbahet në kushte të veçanta. Janë paraparë masa për mbrojtje ndaj COVID-19.

Testi i Arritshmërisë vlerësohet me rëndësi të madhe sa i takon shkollimit të mëtejmë të nxënësve, përkatësisht regjistrimit në shkollat e mesme të larta.