Tetë futbollistë aktual të futbollit kosovar dhe dy ish të saj janë ftuar nga selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi për dy ndeshjet e muajit qershor që “Dardanët” do ti zhvillojnë kundër Andorës dhe Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2021.
Është interesant fakti se Prekazi ka ftuar të tre portierët nga Superliga e Kosovës.
Florian Smakiqi nga Feronikeli, Flamur Gashi nga Liria, Ardit Nika nga Flamurtari, Ardrit Miftari nga Arbëria, Leonat Vitija nga KEK-u, Donat Hasanaj nga Prishtina, Blendi Baftiu dhe Jetmir Topalli nga Ballkani janë emrat nga futbolli kosovar të ftuar nga selektori Prekazi.
Nëse listës i shtojmë edhe Mirlind Dakun dhe Lirim Kastratin që dikur ishin pjesë e futbollit kosovar, atëherë numri shkon në dhjetë.
Pavarësisht shumë ankesave që kishte në përzgjedhjen e futbollistëve, seleksioni i U21 vazhdon të mbetet promotori më i madh i futbollit kosovar.