Fjalë Kyçe

Tetë pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK, njëri prej tyre në gjendje kritike

Tetë pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK, njëri prej tyre në gjendje kritike

Edhe tetë pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas njoftimit, nga tetë pacientë me COVID-19, katër raste janë në gjendje stabile, dy janë në repartin me okgsigjenoterapi, dhe dy pacientë tjerë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Po ashtu, në repart vazhdon trajtimin një pacient tjetër, i cili ka rezultuar negatin në testimin e fundit për COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27/05/2020, janë të hospitalizuar 10 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

Nga 8 pacientët me Covid 19:

4 raste janë në gjendje stabile.
2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19).

Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19.