Fjalë Kyçe

Tetë raste të reja sot me koronavirus, 31 të shëruar

Tetë raste të reja sot me koronavirus, 31 të shëruar

Tetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë, ndërsa 31 persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit, të shtunën janë testuar 177 mostra. Rastet janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Me shtimin e 31 të shëruarve të sotëm, në Kosovë numri total i të shëruarve ka arritur në 653.

Nga 8 shkurti deri më 9 maj 2020, janë testuar 9734 mostra të dyshimta, me 880 prej tyre që kanë rezultuar pozitive. 28 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit.