Fjalë Kyçe

Tetë të vdekur dhe 223 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 223 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1001 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 223 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 48.905 raste nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes.