Fjalë Kyçe

Tetë të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit kanë rezultuar 142 raste pozitive nga testimi i 466 mostrave.

Si pasojë e koronavirusit, nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 381 raste të vdekjes.

Me 142 raste e reja, shifra totale e rasteve pozitive në vend ka shkuar në 11130.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 201 pacientë. Numri total i të shëruarve ka shkuar në 6817, kurse raste aktive janë 3932.