Fjalë Kyçe

Tetë të vdekur e 510 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tetë të vdekur e 510 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 2,198 testime për COVID-19 dhe prej tyre 510 kanë dalë raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur tetë të infektuar.

Ndërkaq, janë shëruar 477 persona, me gjithsej 30,276 të shëruar që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri.

Raste aktive janë 23,426.