Fjalë Kyçe

Tetë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën Maqedonia e Veriut

Tetë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën Maqedonia e Veriut

Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën, derisa nga 4.572 testime, 266 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 717 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 210.319.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 222.932 persona e kanë vdekur 7.894 pacientë. Aktualisht numri i rasteve aktive është 4.719.