Fjalë Kyçe

Teuta Sahatqija emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme

Teuta Sahatqija emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme

Teuta Sahatqija është emëruar zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga Kryeministri Avdullah Hoti.

Deri tash ajo ka shërbyer si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York të SHBA-së.

“Falënderoj Kryeministrin Hoti, për besimin dhe emërimin Zv.Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë. Mirëpres një bashkëpunim të ngushtë me Ministren Meliza Haradinaj Stublla në avancimin e agjendës së politikës së jashtme. Gëzohem që në cilësinë e re do të bashkëpunojë me diplomatët e MPJD e që vazhdon në mënyrë cilësore gjatë viteve”, është shprehur Sahatqija.

“Do të jetë nderë për mua të shërbej Kosovës në këtë resor aq të rëndësishëm në këtë kohë sfiduese. Përvoja ime e mbledhur për shumë vite në kapacitete të ndryshme e sidomos vitet e shërbimit në New York do të ngrisin vlerën e kontributit tim në këtë pozitë”.

“Gjatë 4 viteve si Shefe e Misionit të RKS në New York kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadorët e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, me diplomat e Konsuj të Përgjithshëm të akredituar në UN e New York. Bashkëpunimi me diasporën shqiptare në New York e SHBA nuk ishte vetëm detyrë por një krenari e kënaqësi e posaçme. Njoha njerëz të mrekullueshëm që e duan me shpirt vendin e që nuk kanë kursyer asgjë për të ndihmuar në të kaluarën dhe vazhdojnë të ndihmojnë trevat tona. Ata më bënë të ndihem në shtëpi larg shtëpisë, për të cilën gjë u jam përjetësisht falënderuese”.

https://www.facebook.com/teuta.sahatqija/posts/3375816062431185