Fjalë Kyçe

Thaçi arrin në Hagë, por jo nga Aeroporti i Prishtinës

Thaçi arrin në Hagë, por jo nga Aeroporti i Prishtinës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka arritur në Hagë, aty ku nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale. Thaçi u nis sot drejt qytetit holandez nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Pa para nisjes ai dha një intervistë, duke treguar se si e sheh përballjën e tij me Gjykatën Speciale.

“Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do ti përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë sepse ne duhet çdo rrethanë pavarësisht sakrificave që kemi paguar më herët dhe që përballemi edhe sot, besimi në botën perëndimore veçanërisht në aleatët tanë që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me SHBA, NATO-n dhe BE duhet ta kemi të palëkundur dhe në anën tjetër kemi pasur mundësinë o të vazhdojmë me NATO-n, SHBA e BE ose te mbetemi në duart e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje e Dhomave të Specializuara të Bartet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik. Tash na mbetet të gjithë si bashkëluftëtar dhe institucione të vendit të jemi në krye të obligimeve për stabilitetin institucional për qeverisje të mirë për të shikuar nga e ardhmja ndërsa e ritheksoj se askush nuk do të mund të rishkruaj historinë. Kosova është viktimë. Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë”, tha Thaçi për Top Channel.

Por kush e udhëheq ekipin e tij mbrojtës?

“Unë nuk kam përcaktuar ende. Do ti kontribuoj së vërtetës besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë. Lufta jonë ka qenë e pastër, e drejtë ka qenë prej lëvizjeve qytetare, të armatosura që si bazament kishte lëvizjen paqësore një prej lëvizjeve më të suksesshme në botë sepse ka zhvilluar një betejë përballë një aparati genocidal të spastrimit etnik e në të njëjtën kohë përballë një regjimi që kishte kryer masakra e genocid si ato në Sebrenicë dhe tutje”, theksoi presidenti.