Fjalë Kyçe

Thaçi: Bisedimet me Serbinë duhet të përmbyllen jo në aspektin teknik por me njohje reciproke

Thaçi: Bisedimet me Serbinë duhet të përmbyllen jo në aspektin teknik por me njohje reciproke

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kreun e PD’së, Lulzim Bashën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur kundër një dialogu teknik me Serbinë.

Kreu i vendit pas takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha tha se dialogu me shtetin fqinj duhet të jetë vetëm për njohje reciproke.

Përkitazi me këtë, Thaçi kërkojë një bashkërendim më të madh ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për këtë proces.

Thaçi ka thënë se nuk duhet të ketë bisedime teknike, por, dialog që përfundon me njohje reciproke.

“Që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik por me njohje reciproke sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh Thaçi.

“Diskutuam për zhvillimet në Kosovë, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Për neve është një rëndësi jetike mes spektrit politik në Kosovë për dialogun me Serbinë, e gjithmonë kontributi i Shqipërisë për këtë proces është i mirëseardhur”, tha ai.

Ndërsa, Basha përshendi rifillimin e dialogut me Serbinë, derisa tha se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke.