Fjalë Kyçe

Thaçi deklarohet pas samitit të Brdo Brijunit, thotë se kanë pasur mospajtime me Vuçiqin

Thaçi deklarohet pas samitit të Brdo Brijunit, thotë se kanë pasur mospajtime me Vuçiqin

Pas takimit të samitit të Brdo Brijunit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur para gazetarëve ku ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksaner Vuçiq janë takuar si dy lider të rajonit por që kanë pas mospajtime meqë siç tha ai, Vuçiq mohon krimet e Serbisë në Kosovë.

Ai tha se ka treguar se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë është i padrejtë, ndërsa taksa është vendim i drejtë.

Mëngjesin e sotëm, Thaçi derisa ka shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk e ka bërë të njëjtën gjë me Millorad Dodik, shkruan kp.

Për pjesëmarrjen e Dodik është pyetur edhe Ilir Meta në konferencën me gazetarë.Meta u pyet nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.

“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër.  Samiti i Brdo Brijunit është një samit që ka një format të përcaktuar. Andaj i ftuar ka qenë edhe Millorad Dodik. Ai do të vijë edhe për turizëm këtu”, ka thënë Meta.