Fjalë Kyçe

Thaçi dekoron ish-ushtarët e UÇK-së

Thaçi dekoron ish-ushtarët e UÇK-së

Thaçi vlerëson kontributin e tyre, ish-ushtaret shprehen mirënjohëse për vlerësimin.

Ishin kohë të vështira, kur këto gra zgjodhën të marr armën në dorë.

U rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nis një luftë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

20 vjet më pas, kontributi i tyre po vlerësohet lart.

Bile presidenti Hashim Thaçi, ndau medalje për këto  luftëtare të UCK-së.

Thaçi në fjalimin e tij u shpreh mirënjohës për të gjithë grat dhe vajzat pjesëmarrëse të luftës.

Menjëherë, pas fjalimit të presidentit, filluan shpërndarja e dekoratave.

E falënderuese u shprehën edhe ish-ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, Deputetja e kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj thotë që kontributi i grave ishte lënë nën hije në raport me burrat, megjithatë u shpreh mirënjohëse për këto dekorata.

Në këtë ceremoni u ndan dekorata të ndryshme.

Dekoratën si “Urdhër hero i Kosovës” mori Fitnete  Ramosaj, ndërsa u ndan edhe dekorata tjera si “Urdhri i Lirisë”, “Urdhri i Pavarësisë”, “Urdhri Shotë Galica”, si dhe “Urdhri luftëtari i Lirisë Adem Jashari”.